Qysh nga dita e themelimit me 31 korrik 2012 e deri me sot, organizata jone eshte rritur dhe zhvilluar me tej. Anetaret, simpatizantet dhe mbeshtetesit e saj jane shtuar. Aktiviteti i saj eshte zgjeruar si brenda ashtu edhe jashte territorit te vendit. Strukturat e saj jane fuqizuar me tej.

Vizioni jone eshte qe MedAlb Institut te behet qendra me e rendesishme kerkimore, shkencore dhe aplikative ne Shqiperi lidhur me sektorin e bimeve medicinale si dhe me menaxhimin e qendrueshem te burimeve te tjera natyrore si toka, ujrat dhe biodiversiteti, ne menyre qe te kontriboje sa me teper per nje bashkejetese te qendrueshme dhe harmonike midis njerezeve dhe natyres ne vendin tone.

Misioni i Medalb Institut eshte qe te mbeshtete cdo iniciative studimore, kerkimore, shkencore dhe aplikative qe lidhet me zinxhirin e vlerave te bimeve medicinale ne vendin tone; te mbeshtete cdo individ, grup individesh, organizate apo kooperative qe kontribon per ruajtjen, grumbullimin, kultivimin dhe menaxhimin e qendrueshem te resurseve gjenetike te ketyre bimeve si dhe te burimeve te tjera natyrore ne Shqiperi si tokat, ujrat, pyjet dhe biodiversiteti.

Shiperia jone eshte e Bukura e Dheut dhe e Perkedhelura e Zotit. Ajo ka nje natyre shume te bukur, nje pejsazh te mrekullueshem, nje klime shume te mire, nje larmi biologjike te spikatur, burime natyrore dhe gjenetike mjaft te cmuara.

Eshte detyra e gjithesejcilit prej nesh qe te punoje me perkushtim dhe pergjegjshmeri qe Shqiperia te zhvillohet dhe perparoje perhere, qe natyra dhe bukurite e saj te ruhen te pacenuara ne shekuj, qe resurset e saj natyrore dhe gjenetike te perdoren dhe shfrytezohen ne menyre te qendrueshme dhe ne te mire te brezave te sotem dhe te ardhshem te saj.