Frigoriferet Diellore si Pjese e Permiresimit te Sigurise Ushqimore dhe Kushteve te Jeteses ne Stane
Ky projekt solli realizimin e disa sherbimeve bazike nepermjet instalimit te sistemeve diellore te ndricimit dhe frigorifereve diellore per barinjte e 20 staneve te perzgjedhura ne zona te ndryshme malore te vendit. Keto paisje lehtesojne komunikimin me te afermit e tyre me ane te karikimit te celulareve nepermjet ketij sistemi, mundesojne marrjen e informacionit me ane te montimimit te televizoreve dhe sigurojne ruajtje te ushqimeve dhe ndricim ne stanet malore. Keto sherbime jane thelbesore ne permiresimin e cilesise se jeteses se barinjeve, zhvillimin e biznesit te perpunimit te qumeshtit si dhe rritjen e sigurise ushqimore per konsumatorin. Gjithashtu ato sherbejne si baze edhe per zhvillimin e agroturizmit dhe turizmit malor ne keto zona te thella.
Projekti ka shperndare dhe montuar 20 sisteme fotovoltaike qe perfshijne paisje per ndricim dhe komunikim si dhe frigorifere qe punojne me energji diellore me qellim plotesimin e kerkeses per keto produkte si dhe per te promovuar dhe implementuar kete teknologji te paster dhe inovative per destinacione dhe perdorues te tjere.
Ky projekt u mbeshtet dhe financua nga GEF – UNDP.
Ndergjegjesimi i Publikut Krahas Moratoriumit per Mbrojtjen e Pyjeve ne Shqiperi
Qellimi i ketij projekt ishte ndergjegjesimi i komunitetit dhe aktoreve te zinxhirit ne zonen e Gramshit mbi ruajtjen dhe menaxhimin e qendrueshem te pyjeve nepermjet zbatimit te kuadrit ligjor kombetar per pyjet dhe moratoriumit te qeverise per ndalimin e perdorimit te pyjeve ne te gjithe territorin e vendit per nje periudhe prej 10 vjetesh.
Objektivat e projektit ishin:
- Te monitoroje zbatimin e ligjislacionit kombëtar dhe te moratoriumit për pyjet ne zonen e Gramshit.
- Te rrise ndërgjegjësimin e publikut dhe trajnimin e aktorëve të zinxhirit të vlerave në ruajtjen dhe menaxhimin e qëndrueshëm të pyjeve.
Rezultatet e arritura nga projekti:
- gjendja e pyjeve ne rajon dhe shkalle vendi e përmirësuar,
- shpyllëzimi i reduktuar ose i ndaluar dhe siperfaqa e ripyllëzimit te pyjeve e rritur,
- ruajtja e biodiversitetit e përmirësuar,
- pejsazhi natyror i përmirësuar, erozioni tokes i reduktuar, sekuestrimi i karbonit I rritur,
- kuadri ligjor kombëtar mbi pyjet i njohur dhe zbatuar, monitorimi i pyjeve i përmirësuar,
- digjitalizimi i hartes pyjore dhe sistemit te te dhenave mbi pyjet i realizuar,
- komuniteti dhe dhe aktoret e zinxhirit te vlerave të vetëndergjegjesuar dhe niveli edukimit dhe trajnimit i rritur,
- administrimi i pyjeve komunale i përmirësuar.
Ky projekt eshte mbeshtetur nga REC Albania ne kuadrin e programit ACHIEVE dhe financuar nga Bashkimi Europian.
Perdorimi i energjise diellore per mbrojtjen e bimeve nga insektet ne Shqiperi
Qellimi i projektit ishte te mbeshtese zhvillimin e bujqesise organike dhe te zbuse ndikimin e ndryshimeve te klimes ne Rajonin e Divjakes ne Qarkun e Lushnjes permes perdorimit te paneleve diellore per kontrollin e insekteve.
Objektivat e projektit ishtin:
- te stimulonte komunitetet lokale dhe fermeret per perdorimin dhe implementimin e praktikave te mira te prodhimit bujqesor dhe menaxhimit te qendrueshem.
- te permiresonte cilesine e prodhimit bujqesor.
- te rriste sigurine dhe cilesine e ushqimit.
- te reduktonte perdorimin e kimikateve dhe kostot e prodhimit.
- te permiresonte mbrojtjen e mjedisit.
- te krijojnte nje model pozitiv ne zhvillimin e bujqesise organike dhe ne perdorimin e energjise alternative dhe kryesisht asaj diellore.
Ky projekt u mbeshtet dhe financua nga GEF – UNDP. Ai u implementua gjate vitit 2015 dhe efektet e projektit jane duke u monitoruar.
Kultivimi i bimeve medicinale per te mbeshtetur grate fermere Rome dhe Egjyptiane ne Shqiperi
Duke marre parasysh gjendjen te keqe te komunitetit Rom dhe Egjyptian ne zonat rurale te Shqiperise, MedAlb Institut ka implementuar nje projekt te titulluar: “Kultivimi i bimeve medicinale per mbeshtetjen e fermereve rome dhe egjiptiane ne Shqiperi“, i cili synon mbeshtetjen dhe permiresinin e punesimit dhe edukimit te fermereve femra te komuniteteve rome dhe egjiptiane dhe per te rritur te ardhurat e tyre nepermjet kultivimit te bimeve medicinale ne fermat e tyre, si dhe per zhvillimin e aftesive te tyre agro-mjedisore, tregtare dhe sipermarrese qe te permiresoje integrimin e tyre social-ekonomik dhe per respektimin e te drejtave te tyre sociale, ekonomike, kulturore dhe politike si dhe per te luftuar diskriminimin e tyre ne shoqerine shqiptare.
Ky projekt u mbeshtetet nga UNDP dhe u financua nga Bashkimi Europian.
Ruajtja dhe shfrytezimi i qendrueshem i resurseve gjenetike te bimeve medicinale ne rajonin e Malesise se Madhe,Shkoder nepermjet trainimit dhe ndergjegjesimit te aktoreve te zinxhirit te vlerave
Projekti i MedAlb Institut ka mbeshtetur realizimin e trajnimeve dhe seminareve te aktoreve te zinxhirit te vlerave te bimeve medicinale ne rajonet e Malesise se Madhe, Shkoder, te cilat perbejne zonat me te rendesishme te rritjes, kultivimit dhe grumbullimit te bimeve medicinale, me synim rritjen dhe forcimin e kapaciteteve te aktoreve te zinxhirit te vlerave te bimeve medicinale ne kete zone, permiresimin e njohurive dhe aftesive te tyre ne zbatimin teknikave, normave dhe standardeve kombetare dhe nderkombetare te vjeles, grumbullimit dhe shfrytezimit te qendrueshem te resurseve dhe fondit gjenetik te bimeve medicinale dhe konservimin e specieve qe jane ne rrezik zhdukje.
Ky projekt eshte mbeshtetur nga REC Albania ne kuadrin e programit SENIOR A dhe financuar nga qeveria Suedeze
Kultivimi i bimeve medicinale ne ndihme te grave te familjeve ne gjakmarrje ne Qarkun e Shkodres
Ky projekt eshte projektuar dhe implementuar nga MedAlb Institut, mbeshtetur nga Programi per Zhvillim Rajonal ne qarkun e Shkodres i cili financohet nga Koperacioni Austrian i Zhvillimit. Projekti kishte per qellim te ndihmonte grate dhe vajzat e familjeve te prekura nga fenomeni i gjakmarrjes duke i ndihmuar per te kultivuar kete bime ne tokat e tyre familjare. Bima qe po kultivohet eshte Sherebela (Salvia officinalis).