Anketimi mbi vleresimin e publikut mbi menaxhimin e mbetjeve ne Shqiperi
Anketimi “Vleresimi i publikut mbi menaxhimin e mbetjeve ne Shqiperi” u krye nga MedAlb Institut gjate muajit tetor 2016 ne pergjigje te situates mjaft te tensionuar dhe te debatueshme te krijuar ne vend pas miratimit ne Parlamentin Shqiptar te ndryshimeve qe iu bene ligjit ekzistues per menaxhimin e integruar te mbetjeve ne Shqiperi. Ky studim beri te mundur qe zeri i publikut te degjohej ne nivel kombetar dhe rezultatet u derguan ne zyrat e parlamentit dhe te qeverise Shqiptare per t’u bere te ditur opinionin publik, sugjerimet dhe kritikat e tyre. Statistikat e ketij anketimi u publikuan ne nje broshure me 62 faqe nga MedAlb Institut ne nentor 2016.
Anketim mbi perceptimin mjedisor te publikut ne Shqiperi
Anketimi mbi perceptimin mjedisor te publikut ne Shqiperi u krye nga MedAlb Institut gjate periudhes dymujore prill-maj 2015 ne menyre qe t’i jepte ne dore publikut shqiptar, organizatave mjedisore te shoqerise civile, agjencive dhe institucioneve te tjera te vendit apo atyre te huaja qe operojne ne Shqiperi, nje material me te dhena dhe statistika qe tregojne se sa i interesuar eshte publiku shqiptar per mjedisin, sa i informuar eshte ai rreth ceshtjeve me te rendesishme mjedisore, cfare niveli njohurish ka ai rreth situates aktuale mjedisore ne vend dhe si mendon ai per permiresimin e kesaj situate ne te ardhmen.