Me rastin e dites boterore te tokes, 22 prillit, MedAlb Institut, ne bashkepunim edhe me drejtorine e shkolles “4 Deshmoret” te fshatit Drize, Gramsh, organizoi nje aktivitet sensibilizues ne mjediset e kesaj shkolle ku moren pjese nxenes, mesues, qytetare dhe perfaqesues nga qeverisja vendore. Ne kete aktivitet ishte i pranishem dhe pershendeti pjesemarresit edhe Nenkryetari i Bashkise Gramsh, Z. Enver Qose.
Ne fillim moren fjalen dhe pershendeten perfaqesuesit e Medalb Institut, te Bashkise Gramsh dhe te Shkolles “4 Deshmoret”, te cilet theksuan rendesine e celebrimit te kesaj dite te shenuar ne mbare rruzullin, per te sensibilizuar gjithe opinionin boteror, qeverite dhe institucionet shteterore te te gjitha vendeve, qytetaret dhe shkencetaret e mbare botes, per mbrojtjen e planetit tone dhe menaxhimin e qendrueshem te burimeve natyrore si toka, uji, pyjet dhe biodiversiteti.
Gjithashtu, ata nenvizuan trajtimin dhe kujdesin qe duhet te tregohet nga te gjithe ne per mbrojtjen e tokes ne vendin tone, si nje kapital mjaft i cmuar dhe i pariciklueshem, si nje pasuri e patjetersueshme per brezat e sotem dhe ata te ardhshem te Shqiperise.
Me pas, sebashku me nxenesit dhe mesuesit e kesaj shkolle, u mbollen ne oborrin e saj lule dhe peme dekorative me gjelberim te perhershem si pisha, tuja, selvi, bushe dhe dafina. Gjithashtu, aty u mbollen edhe lavandula, e cila eshte nje bime me vlera te vecanta mjeksore dhe dekorative si dhe me nje gjelberim dhe jetegjatesi deri 25 vjecare.