Ndergjegjesimi i Publikut Krahas Moratoriumit per Mbrojtjen e Pyjeve ne Shqiperi

Aktivitet ne diten boterore e luftes kunder shkretetirizimit, thatesires dhe degradimit te tokave

Data 17 qershor eshte dita boterore e luftes kunder shkretetirizimit, thatesires dhe degradimit te tokave. Konventa e kombeve te bashkuara kunder shkretetirizimit, thatesires dhe degradimit te tokave, qe me shkurtimin e fjaleve ne anglisht njihet me emrin “UNCCD”, zhvillon veprimtarine e saj qysh nga viti 1994, ndersa Shqiperia e ka ratifikuar kete konvente ne parlamentin shqiptar me 27 prill 2000 dhe marreveshja per anetaresimin e saj ka hyre ne fuqi me 26 korrik 2000. Institucioni qe perfaqeson zyrtarisht vendin tone ne kete konvente eshte Ministria e Mjedisit. Ne kete konvente jane te perfshira 195 vende nga gjithe kontinentet e botes.

Konventa mbeshtet hartimin dhe implementimin e strategjive, programeve dhe planeve te veprimit qe perfshijne te gjitha masat ligjore, administrative, teknike dhe financiare ne kuader kombetar, rajonal dhe boteror per te luftuar shkretetirizimin dhe degradimin e tokave dhe nxit kooperimin midis qeverive dhe institutcioneve te vendeve te dryshme ne menyre qe te sigurohet nje zhvillim i qendrueshem ne nivel boteror.

Cdo vit konventa e celebron kete date te shenuar me nje teme te vecante duke ju bere thirrje gjithe qeverive te shteteve anetare qe te organizojne ne respektim te kesaj dite aktivitete te ndryshme per rritjen e sensibilizimit dhe te ndergjegjesimit rreth ceshtjeve qe lidhen me luften ndaj ketij fenomeni dhe te impakteve qe ai jep ne shkreteterizimin dhe degradimin e tokave. Kete vit fokusi i UNCCD është “Degradimi i tokave dhe Emigrimi”.

Në vetëm 15 vjet, numri i emigrantëve ndërkombëtarë në mbarë botën është rritur nga 173 milionë qe ishte në vitin 2000 në 244 milionë në vitin 2015. Degradimi mjedisor, paqëndrueshmëria politike, pasiguria ushqimore dhe varfëria janë shkaqe të migrimit dhe te sfidave të zhvillimit.

Kjo ditë duhet t’u kujtojë të gjithëve rolin e rëndësishëm qe ka sot toka në prodhimin e ushqimit dhe gjenerimin e punësimit lokal, si dhe aftësine e saj për të rritur qëndrueshmërinë, stabilitetin dhe sigurinë e vendeve të prekura nga shkretetirizimi dhe degradimi.

MedAlb Institut organizoi sot ne Gramsh nje aktivitet per sensibilizimin e komuniteteve rurale dhe sidomos te te rinjeve per mbrojtjen e tokes nga degradimi.

2017-12-03T09:40:28+00:0017 Qershor, 2017|

Aktivitet sensibilizues me rastin e dites boterore te tokes nga MedAlb Institut

Me rastin e dites boterore te tokes, 22 prillit, MedAlb Institut, ne bashkepunim edhe me drejtorine e shkolles “4 Deshmoret” te fshatit Drize, Gramsh, organizoi nje aktivitet sensibilizues ne mjediset e kesaj shkolle ku moren pjese nxenes, mesues, qytetare dhe perfaqesues nga qeverisja vendore. Ne kete aktivitet ishte i pranishem dhe pershendeti pjesemarresit edhe Nenkryetari i Bashkise Gramsh, Z. Enver Qose.

Ne fillim moren fjalen dhe pershendeten perfaqesuesit e Medalb Institut, te Bashkise Gramsh dhe te Shkolles “4 Deshmoret”, te cilet theksuan rendesine e celebrimit te kesaj dite te shenuar ne mbare rruzullin, per te sensibilizuar gjithe opinionin boteror, qeverite dhe institucionet shteterore te te gjitha vendeve, qytetaret dhe shkencetaret e mbare botes, per mbrojtjen e planetit tone dhe menaxhimin e qendrueshem te burimeve natyrore si toka, uji, pyjet dhe biodiversiteti.

Gjithashtu, ata nenvizuan trajtimin dhe kujdesin qe duhet te tregohet nga te gjithe ne per mbrojtjen e tokes ne vendin tone, si nje kapital mjaft i cmuar dhe i pariciklueshem, si nje pasuri e patjetersueshme per brezat e sotem dhe ata te ardhshem te Shqiperise.

Me pas, sebashku me nxenesit dhe mesuesit e kesaj shkolle, u mbollen ne oborrin e saj lule dhe peme dekorative me gjelberim te perhershem si pisha, tuja, selvi, bushe dhe dafina. Gjithashtu, aty u mbollen edhe lavandula, e cila eshte nje bime me vlera te vecanta mjeksore dhe dekorative si dhe me nje gjelberim dhe jetegjatesi deri 25 vjecare.

2017-12-03T14:48:39+00:0022 Prill, 2017|

Trajnim dyditor me teme: “Zjarret ne pyje dhe strategjite per parandalimin dhe menaxhimin e tyre”

Ne datat 30 dhe 31 mars 2017, ne kuader te projektit “Ndergjegjesimi i publikut krahas moratoriumit per mbrojtjen e pyjeve ne Shqiperi”, MedAlb Institut realizoi ne Gramsh trajnimin dyditor me teme: “Zjarret ne pyje dhe strategjite per parandalimin dhe menaxhimin e tyre”.

Dita e pare e trajnimit u zhvillua ne terren ne fshatin Drize, i cili eshte i rrethuar nga nje pyll me pisha, me pjesemarrjen e komunitetit te zones dhe te kolektivit te nxenesve dhe mesueseve te shkolles se ketij fshati.

Dita e dyte e trajnimit u zhvillua ne mjediset e Bashkise Gramsh ne bashkepunim edhe me stafin e organizates CNVP. Ne te moren pjese pylltare, specialiste pyjesh, kryetare te shoqatave te pyjeve, perfaqesues te drejtorise pyjeve dhe te inspektoriatit te pyjeve. Gjithashtu ne kete aktivitet mori pjese edhe kryetarja e bashkise se Gramshit, Znj. Luljeta Dollani.

Ne kete trajnim, pervec prezantimeve te kryera nga organizatoret, te cilat u ndoqen me shume interes nga pjesemarresit, u bene dhe mjaft pyetje dhe diskutime rreth ceshtjeve qe lidhen me menaxhimin e integruar te pyjeve ne pergjithesi dhe me parandalimin dhe menaxhimit te zjarreve ne vecanti.

2017-12-03T15:00:28+00:0031 Mars, 2017|

Kurs trajnimi dyditor me teme: “Menaxhimi i ekosistemeve pyjore” ne Gramsh

Ne diten e pare te trajnimit, me 20 Shkurt, stafi i projektit tone realizoi dy takime dhe seanca diskutimi me studente dhe mesues te Gjimnazit te Gramshit si dhe me stafin drejtues te Drejtorise se Pyjeve dhe Bashkise Gramsh mbi menaxhimin e ekosistemeve pyjore. Ishte nje takim shume i dobishem per perfshirjen e studenteve dhe rinise si dhe perfaqesueseve te Bashkise Gramsh rreth problemeve mbi trajnimin per menaxhimin e ekosistemeve pyjore dhe per implementimin e moratoriumit te pyjeve.

Me 21 Shkurt 2017 ne realizuam ne Gramsh diten e dyte te trajnimit me teme: “Menaxhimi i ekosistemeve pyjore”

Aty moren pjese 22 persona: fermere, eksperte, inxhiniere pyjesh, perfaqesues te drejtorise se pyjeve dhe Bashkise Gramsh. Ne kete dite te trajnimit mori pjese dhe Z. Indrit Kodra, perfaqesues i REC Albania.

Ky trajnim u realizua ne formen e bashkebisedimit midis pjesmarresve dhe stafit te projektit. Pjesemarresit e aktivitetit treguan nje interes te madh mbi ceshtjet e projektit, drejtuan pyetje dhe dhane opinionet e sugjerimet e tyre mbi menaxhimin e pyjeve dhe zbatimin e moratoriumit. Nje ceshte e rendesishme eshte te hartojme e pergatisim plane dhe strategji per menaxhimin e pyjeve, te cilat do te zbatohen nga strukturat bashkiake. Gjithashtu, pjesmarresit ne kete aktivitet, diskutuan mbi demtimet e pyjeve nga prerja ilegale e drureve dhe problematikat me respektimin e moratoriumit

2017-12-03T15:02:46+00:0020 Shkurt, 2017|

Dy dite monitorim i gjendjes se pyjeve ne Tomorrice, Lenie dhe Grabove, Gramsh

U kryen vizita ne zona pyjore, u be vleresimi i gjendjes se tyre dhe fiksimi i saj ne menyre fotografike. U mblodhen te dhena mbi ceshtjen e demtimit te pyjeve fale prerjes ilegale te pemeve dhe problemeve me zbatimin e moratoriumit te pyjeve. U realizuan gjithashtu takime me banore te zonave te cilet u pyeten mbi opinionet e tyre mbi problemin. Gjithashtu u fotografuan raste te prerjes ilegale te drunjve ne pyje.

2017-12-03T15:06:03+00:0022 Janar, 2017|

Realizimi i nje kursi te trainimit për komunitetin dhe me aktorët e zinxhirit të vlerës rreth moratoriumit të qeverisë për pyjet

Trajnim mbi Moratoriumin e pyjeve ne Shqiperi. Ky trajnim u krye ne qytetin e Gramshit ne datat 25 – 26 Dhjetor 2016. Ne te ishin ftuar dhe moren pjese qytetare, pylltare, fermere, inxhinjere pyjesh, drejtues te shoqates rajonale te pyjeve, perfaqesues te bashkise dhe drejtorise se pyjeve te Gramshit. Trajner ishte z. Luan Ahmetaj. Prezantimi u krye ne power point version. U be leximi dhe interpretimi i ligjit te botuar ne Fletoren zyrtare. U zberthyen direktivat e dhena per kete ceshtje nga Kryeministri dhe Ministri I Mjedisit. Gjithashtu ne aktivitet u shfaqen video te realizuara nga media per kete ceshtje.

Aktivitetit u zhvllua ne forme bashkebisedimi me pjesemarresit te cilet dhane mendimet dhe eksperincat e tyre dhe bene disa pytje rreth kesaj ceshtje. Ata e vleresuan me rendesi realizimin e ketij aktiviteti i cili ndergjegjeson publikun rreth moratoriumit te pyjeve si nje mase e nevojshme per mireadministrimin dhe mbrojtjen e tyre.

2017-12-03T15:08:24+00:0026 Dhjetor, 2016|

Monitorimi i zbatimit të legjislacionit kombëtar dhe moratoriumit mbi pyjet

Ne datan 21 dhjetor u krye vizita e pare ne Gramsh dhe u moren kontakte dhe u bene takime me perfaqesues te bashkise Gramsh dhe te drejtorise pyjore Elbasan per zonen e Gramshit. U prezantua projekti jone dhe objektivat e tij. U mor informacion mbi situaten dhe gjendjen e pyjeve ne zonen e Gramshit. Ne data 24 dhe 25 dhjetor u be perseri takim ne qytetin e Gramshit dhe paskesaj u be nje monitorim ne terren per te pare dhe njohur me gjendjen konkrete te pyjeve dhe siperfaqet pyjore te zones ne Cogonj dhe luginen e Holtes.

2017-12-17T08:50:37+00:0025 Dhjetor, 2016|
Go to Top