MedAlb Institut i eshte bashkuar fushates sensibilizuese qe ka organizuar grupimi mjedisor “Miqte e Vjoses” me mbeshtetjen e partnereve mjedisore nderkombetare RiverWatch dhe EuroNatur.

Medalb Institut u eshte bashkuar edhe protestave te banoreve te komuniteteve qe jetojne pergjate te dyja aneve te shtratit te gjere te ketij lumi te organizuara ne Pocem, Kute e Kalivac si dhe para nderteses se Piramides dhe Kryeministrise ne Tirane.

Vjosa eshte lumi i vetem i eger qe i ka mbetur Europes, me nje gjatesi 270 km, me nje ekosistem te larmishem, me pamje te mahnitshme pejsazhistike, me kanione te mrekullueshme pergjate rrjedhes se tij dhe me nje biodiversitet te pasur.

Lumi Vjosa mund te shfrytezohet per zhvillimin e ekoturizmit, agroturizmit, bujqesise organike, sporteve te aventures, ngritjes se kampingjeve verore me turiste vendas dhe te huaj. Gjithashtu zona perreth tij perbehet nga pyje te bukur dhe toka te pasura dhe pjellore qe sherbejne per zhvillimin e bujqesise, perimtarise, frutikultures, blegtorise, bimeve mjeksore etj.

Duke u nisur nga vlerat e medha qe ka ky lum dhe zonat pergjate shtrirjes se tij, ambjentalistet, organizatat mjedisore vendase dhe te huaja, banoret dhe komunitetet qe punojne dhe jetojne ne keto zona, kane shprehur zemerimin e tyre te madh dhe protesten e tyre te vendosur per ti thene JO vendimit te padrejte, jo transparent dhe te papranueshem te qeveise shqiptare per ndertimin me koncesion te HEC-it te Pocemit.

Protestes kunder ndertimeve te HEC-ve ne Vjose i jane bashkuar dhe shume perfaqesues te qeverisjes vendore, deputete te Kuvendit te Shqiperise dhe perfaqesues te institucioneve nderkombetare dhe te Parlamentit Europian.

Me rastin e 22 majit, dites boterore te ruajtjes se biodiversitetit, protestes se madhe kunder ndertimit te HEC-eve mbi Vjose iu bashkua edhe Zv.Presidentja e Parlamentit European Znj. Lunachek.

Qeveria duhet te reflektoje ndaj zerit KUNDER te ambjentalisteve, te komuniteteve lokale dhe te perfaqesueseve nderkombetare dhe te terheq vendimin e saj per ndertimin me koncesion te HEC-it mbi lumin Vjose ne Pocem!